Haradinaj jep përgjigjen e shumëpritur se kur filloi të këndoi

13:35 | 07 Maj 2019

Kur ia nisi këngës? Kryeministri Ramush Haradinaj jep përgjigjen e shumëpritur.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradiaj kohëve të fundit ka dëshmuar se është adhurues i madh i këngëve folklorike shqipe.

“Oj Kosovë oj bukuroshe”, “Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, “Ku po shkon moj zanë”, “Xhamadani vija vija” janë vetëm disa nga këngët e tij të preferuara.

Rastet kur Haradinaj i ka kënduar atdheut dhe luftës për liri të Kosovës, nuk janë të rralla, mirëpo së fundmi ai këngë i ka thurur edhe dashurisë, shkruan Reporteri.net.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka zbuluar se kur ka filluar të këndojë dhe pse. Ai ka zbuluar se dashurinë për këngën e ka kultivuar qysh në luftë. Haradinaj po ashtu ka thënë se ushtarët në luftë, në vend të alarmit i ka zgjuar me këngën “Kah po shkon moj Zanë”.

‘Unë këngën e kam filluar në luftë, se di a prej frikës apo prej trimërisë. Ushtarët në luftë i kam zgju me këngën ‘Kah po shkon moj Zanë. Këndoj se më pëlqen, jo se di” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj thotë se kjo ka qenë kënga me e papëlqyer nga ushtarët pasi që me të i ka zgjuar nga gjumi.

“Kjo këngë ka qenë shumë e mërzitshme për Ushtarët e UÇK’së, se i qojsha prej gjumit”, është shprehur kreu i Qeverisë.

Komento: