Haradinaj kalon të dielen në bjeshkët e Moknës

16:24 | 26 Janar 2020

Ramush Haradinaj ka vendosur të relaksohet në bjeshkët e Kosovës sot.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka vendosur të pushojë gjatë këtij vikendi në bjeshkën e Moknës.

Ai me këtë rast i shoqëruar edhe nga miq të shumtë ka bërë një ecje katërorëshe nga Istogu e deri në Mokna.

“I shoqëruar nga miq të shumtë, këtë të diel, ecje 4-orëshe prej Istogut deri në Mokna, një ndër bjeshkët e bukura të Kosovës. Faleminderit për mikpritjen deputetit Bekë Berisha”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Komento: