Kosova është tërhequr nga anëtarësimi në Interpol.
Kjo është konfirmuar përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.
Aty sqarohet se me kërkesë të Haradinajt, është tërhequr kjo kërkesë.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, vendimi i është dorëzuar edhe ambasadës së Serbisë në Paris.