Ramush Haradinaj takon deputeten franceze, kërkon mbështetje për vizat.
Kryeministri Haradinaj në vizitë zyrtare në Francë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës zyrtare në Paris është takuar me Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka thënë se Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Evropë.
Postimi i plotë:
Në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, takova sot, Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Theksova përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe evropianë, me detyra dhe obligime të plota.
Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet. Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Evropë.