Haradinaj: Koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke

20:15 | 28 Shtator 2022

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se tash është koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues.

Këtë deklaratë, Haradinaj e ka dhënë gjatë një bashkëbisediimi me qytetarët e Istogut.

Sipas tij, Qeveria s’duhet të ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

“Koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues. Koha më e mirë që qeveria jonë të mos ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues. Koha më e mirë që qeveria jonë të mos ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Me qytetarët e Istogut shkëmbyem mendime për zhvillimet shumë të ndjeshme në vend. Shpreha habinë për mënyrën se si i trajton qeveria qytetarët e vendit, që u reflektua këto javë gjatë grevës së mësimdhënësve.

Ndamë shqetësimin për ndërprerjen e investimeve kapitale dhe investimeve në energji.

Aleanca së shpejti do të paraqes zgjidhjet për temat kryesore në të cilat ka dështuar plotësisht qeveria aktuale. Për këtë kemi angazhuar ekspertët më të mirë që kemi, por dhe kemi kërkuar ndihmë nga të gjithë ata ekspertë që janë të gatshëm të kontribuojnë për programin e ardhshëm qeverisës.

Gjithashtu sot pata nderin të pres disa familje të nderuara, të cilave ju urova mirëseardhjen në rrugëtimin e tyre politik në Aleancë.

Komento: