Haradinaj: Koha që të angazhohemi për mjedis të pastër

11:24 | 22 Prill 2023

Haradinaj për Ditën e Tokës: Koha që të angazhohemi për mjedis të pastër.

Kryetari i AAK-së, Ramush haradinaj, në Ditën e Tokës është shprehur se kjo shënohet për të ngritur vetëdijen për rëndësinë vitale që ka mjedisi ku jetojnë.

Haradinaj tha se Dita e Tokës shënohet për t’i ndërgjegjësuar njerëzit që ta ruajnë ajrin, ujin e tokën, për veten e gjeneratat që vijnë.

“Tani është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të pastër, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, shkroi Haradinaj,

Komento: