Haradinaj komenton përplasjet e ashpra mes Thaçit e Berishës, ja kë e mbron – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj komenton përplasjet e ashpra mes Thaçit e Berishës, ja kë e mbron

23:21 | 22 Maj 2019

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës ka komentuar përplasjet mes Thaҫit e Berishës.

Haradinaj, kur pyetet nëse mendon se Berisha ka qenë “argat i Millosheviqit”, ashtu sic e quan Thaci, thotë se kjo nuk mund të qëndrojë aspak.

“Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuciqit” , ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka treguar një histori që ia ka rrëfyer Berisha për lidhjen e tij me Kosovën që kur ka qenë fëmijë.

“Sali Berisha ma ka treguar një histori me agjin e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Agja i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, ka treguar Haradinaj.

Sipas Kryeministrit, kjo tregon se lidhja e Berishës me Kosovën është e thellë dhe ai nuk mund të shihet si bashkëpunëtor i Serbisë asnjëherë.

Komento: