Haradinaj: Kosova të anëtarësohet në NATO – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj: Kosova të anëtarësohet në NATO

15:10 | 31 Janar 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj sot u takua me komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III me c’rast u diskutua për bashkimin e Kosovës në NATO.

Në një postim ai ka thënë se Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga SHBA-ja, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe në botë.

“FSK-ja ka hyrë në proces të arritjes së kapaciteteve të plota të një ushtrie të modelit të Paktit Veriatlantik dhe është e gatshme t’i bashkohet NATO-s në misionet paqeruajtëse. Me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it, për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë në vend”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: