Haradinaj kritikon reciprocitetin e Kuriti, thotë se produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës

13:30 | 22 Janar 2022

Ramush Haradinaj, ka kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas raportimeve se Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë rreth 300 milionë euro, ndërsa ka eksportuar në këtë shtet fqinjë më pak se 2 milionë euro, gjatë vitit të kaluar.

Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes së tij Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%.

Haradinaj ka theksuar se në Qeverinë Kurti kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë.
Sipas tij produktet serbe kanë pushtuar tregun e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit.

Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%!

Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë! Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës.
Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit!”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: