Sot shënohet 20- vjetori i Çlirimit të Vushtrrisë, e këtë ditë e ka kujtuar edhe Kryeministri Haradinaj.
Haradinaj thotë se çlirimi erdhi si rezultat i përpjekjeve të të gjithë të rënëve për liri.
Postimi i Haradinaj në Facebook
Sot bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim.
Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare!