Haradinaj kujton Adem Demaçin: Frymëzues për brezat e tërë

16:48 | 26 Korrik 2024
haradinaj-kujton-adem-demacin:-frymezues-per-brezat-e-tere

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Adem Demaçin, në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Adem Demaçi ishte frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike.

“Adem Demaçi ishte i pamposhtur, shqiptar që nuk njihte frikë e as zmbrapsje, frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike, edhe i brezit të trimave të UÇK-së që kurorëzuan përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre.

Mirënjohës përjetë, Baca Adem!”, ka thënë Haradinaj.

Komento: