Haradinaj kujton babanë në 6-vjetorin e vdekjes: I përjetshëm kujtimi për ty

12:39 | 17 Qershor 2024
haradinaj-kujton-babane-ne-6-vjetorin-e-vdekjes:-i-perjetshem-kujtimi-per-ty

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar babanë, Hilmi Haradinaj, në 6 vjetorin e vdekjes.

Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit ka publikuar në Facebook fotografi nga nderimet që ia bënë Hilmi Haradinajt te varri i tij në Gllogjan të Deçanit.

“I përjetshëm kujtimi për ty Plak Hilmi!”, shkroi ai.

Në fotografitë e publikuara, shihet edhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

Komento: