Haradinaj kujton Besëlidhjen e Lezhës: Rrofshin shqiptarët kudo që janë

16:50 | 02 Mars 2026
haradinaj-kujton-beselidhjen-e-lezhes:-rrofshin-shqiptaret-kudo-qe-jane

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se besëlidhja e Lezhës mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se bashkimi dhe uniteti mes shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten e vetmja rrugë për ta çuar përpara vendin tonë dhe popullin e tij të mrekullueshëm.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu është shembëlltyra e shqiptarit që e pa popullin si një të vetëm, vizioni i tij ishte i jashtëzakonshëm për kohën dhe mbetet model frymëzimi edhe sot. Rrofshin shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar kreu i Aleancës.

Komento: