Haradinaj thotë s deklarata Kushtetuese e 2 korrikut është pikënisje e shtetësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënoi pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se më 2 korrik të vitit 1990 u shënua pikënisja e shtetësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se 2 korriku i vitit 1990, i dha drejtim të ri përpjekjeve për liri dhe pavarësi dhe se sipas tij, 2 korriku ishte rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.
Kjo ditë, që i dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë.
Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrres shekullore, shtetit të pavarur.