Haradinaj kujton dëshmorët e orëve të para të lirisë

13:45 | 29 Prill 2026
haradinaj-kujton-deshmoret-e-oreve-te-para-te-lirise

Daut Haradinaj nga AAK ka përkujtuar me krenari dëshmorin Jakub Demaliaj nga Strellci, njëri ndër luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj kujtoi edhe dëshmorin e orëve të para të lirisë, Bilall Mazrekaj nga Dranoci, i cili u vra në Kryq të Dranocit.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Jakubin e Bilallin, dhe për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar ai.

Komento: