Lufa e fundit, la pasoja të mëdha tek vendi ynë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar familjen Hasanaj nga Savrova e Suharekës në 20 vjetorin e ekzekutimit të tyre.
Haradinaj tha se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuar drejtësi.
Postimi i plotë:
Sot në 20-vjetorin e ekzekutimit të familjes Hasanaj nga Savrova e Suharekës, kujtojmë 28 dëshmorët e martirët që ky fshat dha në luftën çlirimtare.
Ne nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjithë ata që u amshuan për liri. Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve.