Haradinaj kujton heroin, Sadri Zeneli: Ishte i pari në rezistencë e aksione

11:03 | 06 Prill 2024
haradinaj-kujton-heroin,-sadri-zeneli:-ishte-i-pari-ne-rezistence-e-aksione

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sadri Zenelin në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Sadri Zeneli ishte mësues, prijës popullor e komandant lufte.

“Luftëtarët dhe udhëheqësit e luftës nga Jabllanica e Gjakovës, me trimërinë e guximin e tyre, i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut, duke e ruajtur kështu traditën shekullore të rezistencës dhe përpjekjeve për liri”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka kujtuar edhe bashkëluftëtarët e Zenelit si, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha.

“Sakrifica e tyre, obligon përkushtimin tonë për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike.Ju faleminderit për shërbimin”, ka vijuar Haradinaj.

Komento: