Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

14:05 | 03 Maj 2026
haradinaj-kujton-masakren-e-bukoshit:-familje-te-tera-dhane-gjakun-e-tyre-per-lirine-e-kosoves

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, të cilët po dëboheshin me dhunë drejt Shqipërisë.

Nga ta, 35 vëllezër e motra u ndanë me forcë dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa kursyer as të miturit e as pleqtë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës.

“Kjo sakrificë na obligon që të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe në ndëshkimin e atyre që urdhëruan e kryen krime kundër shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Komento: