Haradinaj kujton protestat e 1989-së

13:26 | 23 March 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se protestuesit e 1989-së janë pjesë e kujtesës sonë shtetërore.

Haradinaj ka kujtuar kohën kur Serbia suprimoi autonominë politike të Kosovës, sipas së cilës Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave. Derisa ka thënë se protestuesit e 1989-së janë pjesë e kujtesës sonë shtetërore

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës me marshin dhe grevën e minatorëve e protestat e vazhdueshme të studentëve u përpoq ta senzibilizoj opinion, por fatkeqësisht në vend të reflektimit Serbia ofroi dhunë për popullin e Kosovës

“U bënë 30 vjet prej se Serbia me forcën e tankseve në rrugë, suprimoi autonominë politike të Kosovës sipas së cilës Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave. Ishte një gjysëm lirie, e cila edhe si e tillë e pengoi regjimin shovinist të kohës”,ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i tij i plotë:

U bënë 30 vjet prej se Serbia me forcën e tankseve në rrugë, suprimoi autonominë politike të Kosovës sipas së cilës Kosova ishte element konstituiv i Federatës Jugosllave. Ishte një gjysëm lirie, e cila edhe si e tillë e pengoi regjimin shovinist të kohës

Populli i Kosovës në mënyrë paqësore me marshin dhe grevën e minatorëve, protestat e vazhdueshme të studentëve u përpoq ta senzibilizoj opinion e atëhershëm të brendshëm dhe të jashtëm, por fatkeqësisht në vend të reflektimit Serbia dërgoi tankse, ushtri e polici dhe në vend të mbrojtjes së të drejtave ofroi dhunë për popullin e Kosovës.

Derisa në Beograd festohej me shampanjë “unifikimi i Serbisë”, rrugët e Kosovës u përgjakën nga vrasja e dhjetra protestuesve. Respekt për gratë dhe burrat që u kryengritën në mbrojtje të Kushtetutës. Ata janë pjesë e kujtesës sonë shtetërore.

Komento: