Haradinaj kujton Rrahim Beqirin: Populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë

10:53 | 01 Gusht 2024
haradinaj-kujton-rrahim-beqirin:-populli-yne-fitoi-lirine-fale-heroizmit-te-bijve-te-tij-me-te-mire

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Rrahim Beqirin – Komandant Roki në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë.

“Trimëria dhe përkushtimi ndaj atdheut i Rrahim Beqirit, i njohur si Komandant Roki, na mbush me krenari të gjithë shqiptarëve. Populli ynë fitoi lirinë falë heroizmit të bijve të tij më të mirë. Ata hodhën themelet e këtij shteti, e ne vazhdojmë ndërtimin e tij, të frymëzuar nga trimëria e përkushtimi i tyre. Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj.

Komento: