Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”: Heroizmi i tyre u trashëgoftë

15:03 | 24 Maj 2024
haradinaj-kujton-te-renet-e-batalionit-gardist-“shkelzen-haradinaj”:-heroizmi-i-tyre-u-trashegofte

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 24 majit të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”, duke thënë se ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja.

“Batalioni Gardist “Shkelzen Haradinaj” i udhëhequr nga komandanti Abdyl Mushkolaj, përbëhej nga luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, trimërinë e të cilëve e njoha në frontet e luftës. Ata u bënë mburojë e vëllezërve të tyre prej arme, të plagosur në beteja”, shkroi Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje ai shtoi se me dhimbje e krenari e kujton sakrificën e të rënëve aty.

“Me dhembje e krenari, sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë sakrificën tyre, flijimin dhe vetëmohimin. Të skalitur në histori emrat e tyre: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami. Heroizmi i tyre u trashëgoftë!”, përfundoi Haradinaj.

Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist "Shkelzen Haradinaj" - Foto: Facebook

Komento: