Haradinaj kujton të rënët në Beleg, Irzniq e Poterq: Edhe pse të paarmatosur nuk u kursyen nga barbarët

14:38 | 29 March 2025
haradinaj-kujton-te-renet-ne-beleg,-irzniq-e-poterq:-edhe-pse-te-paarmatosur-nuk-u-kursyen-nga-barbaret

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar kujtojnë të rënët në Beleg e Irzniq dhe në Poterq të Klinës.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Haradinaj shkroi se marsi është muaj i lavdisë dhe i përpjekjeve tona për liri.

“Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga  barbarët. Sot në përkujtim të kësaj sakrifice, ishim pranë familjeve që me krenari dhe dhimbje kujtojnë 46 të rënët në Beleg e Irzniq dhe 15 të rënët në Poterq”, shkroi ai.

Derisa shtoi se, duke qenë se shumë prej viktimave ende nuk janë gjetur, këto masakra kanë dimensionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumë nga viktimat nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë për të cilën ata janë sakrifikuar.

Komento:
loading