Haradinaj kundërshton Kurtin: Taksa duhet të mbetet

14:52 | 05 November 2019

Ramush Haradinaj vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për taksën.

Kryeministri në detyrë, ka kërkuar që taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj Serbisë të mbetet në fuqi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për reciprocitet me Serbinë.

Haradinaj pas mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë në detyrë, ka thënë se taksa duhet të mbetet pavarësisht se i pëlqen ideja e Kurtit, raporton lajmi.

“Analiza është prezent në vazhdimësi një vakum prej produkteve serbe e mbuloj prodhimi vendor i cili është rritur politikisht. Nuk është vetëm taksa por qëndrimet qa i kemi mbajtur si Kosovë. Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por kjo nuk duket me pas implikim më taksë, taksa le të mbetet. Nuk e kuptoj pse duket me u heq taksa pa e marrë njohjen”, u shpreh Haradinaj.

Komento: