Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi së fundmi, shkruan se “kur je i vërtetë mbushen sallat edhe në qyteza e fshatra”.
Ai thotë se popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq.
“Kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksionalë. Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe! Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde. 137 për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.