Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo mund të shkarkohet.
Njëra nga kushtet e PSD-së për votimin e buxhetit, vazhdon të mbetet shkarkimi i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.
E në lidhje me këtë temë, kryeministri Haradinaj është pyetur edhe në konferencën për media që e pati bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
“Kur t’i vjen rendi, nëse i vjen, pse jo”, është përgjigjur Haradinaj në konferencë për media.
Ndryshe, Lista serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, pati vendosur për largim na qeveria e Haradinajt në mars të vitit që shkoi, pas aksionit që ndodhi në veri me rastin “Gjuriq”.
Rikallo bashkë me zëvendëskryeministrin Dalibor Jevtiq dhe ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Tedosijevic që nga atëherë kanë marrë goxha para nga kuleta e shtetit. Të tre bashkë buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar 65 mijë euro.
Këtij bojkoti të institucioneve kosovare më vonë do t’iu bashkoheshin edhe dhjetë deputetët e Listës që nuk morën pjesë në seanca të Kuvendit të Kosovës nga nëntori i 2018’tës, këta të fundit si shenjë revolte për taksën.