Haradinaj: Kurti e ka larguar Kosovën nga rruga e anëtarësimit të NATO dhe BE, nuk mund të mashtrojë më

19:48 | 07 Korrik 2024
haradinaj:-kurti-e-ka-larguar-kosoven-nga-rruga-e-anetaresimit-te-nato-dhe-be,-nuk-mund-te-mashtroje-me

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është Kurti ai i cili e ka larguar Kosovën nga rruga drejt BE-së dhe NATO-s.

“Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO. E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga Nato dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kurti nuk po heq dorë nga mashtrimet e tij ordinere.

“Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!”, është shprehur Haradinaj.

Komento: