Haradinaj: Kurti i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore

21:54 | 08 October 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur rritjen prej 20 për qind të pensioneve “lëmoshë”.

“Nuk është befasi. Ne e kemi pritur që e bën këtë Kurti, ai i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore gjatë këtyre viteve. Mizore se nuk është njerëzore ky trajtim që e ka bërë ai”, tha Haradinaj në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës.

Kreu i AAK-së prezantoi edhe një pjesë të planprogramit zgjedhor për pensionistët.

Sipas tij, në mandatin e tij qeverisës pensionistët do të përfitojnë rritje prej 90 për qind.

Haradinaj ka premtuar se asnjë pension nuk do të jetë nën 500 euro.

Komento: