Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

16:08 | 18 November 2024
haradinaj:-kurti-po-injoron-shkeljen-e-te-drejtave-te-shqiptareve-ne-maqedoni-te-veriut

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për qasjen e tij ndaj situatës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj thekson se kryeministri po shmanget nga ngritja e shqetësimeve për padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin fqinj.

“Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve,” shkruan kandidati për deputet nga AAK, duke shtuar se Kurti “në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Haradinaj.

Ai vë në dukje paradoksin se si Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të vendit të tij, por shpreh besim në gjykatën kushtetuese të një shteti tjetër.

“Të ka kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë por edhe kudo tjetër o kryeministër” përfundon ai.

Komento: