Haradinaj, Kurtit: Nëse s’e përgënjeshtron zëdhënësin tënd, je përgjegjës për rrezikimin e raporteve me SHBA-të

11:59 | 19 Qershor 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu i cili marrëveshjen Kosovë-Serbi në Uashington e cilësoi “të pavlerë juridikisht” për qeverinë Kurti.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka kërkuar nga Kurti që ta përgënjeshtrojë deklaratën e zëdhënësit të tij.

Në të kundërtën, ai ka thënë se Kurti do ta marrë të gjithë përgjegjësinë për rrezikim të partneritetit strategjik me Amerikën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë!

Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën.

Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!.

Komento: