Haradinaj-Kurtit: Nëse vazhdon me këtë demagogji s’ka me të ndihmu as opozita, po as Zoti

13:13 | 30 November 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur demagogji fjalimin e kryeministrit Kurti në Kuvend.

Haradinaj i ka thënë Kurtit se në rast se vazhdon në këtë demagogji nuk do ta ketë mbështetjen e opozitës.

“Arsyeja e vetme për këtë interpelancë është me e ndihmi këtë gjendje, jo kryeministrin, jo Qeverinë, jo ndonjërin prej nesh, por për vendin, për interesin e vendit tonë.

Kur marrim ksi përgjigje demagogjie përmes megafonëve të pushtetit, e dhimbshme vërtetë.

E pabesueshme që edhe në një situatë si kjo marrim përgjigje demagogjie, i sinkronizuar, megafonët. Nuk i bën mirë vendit kjo, dhe ta dini që janë tu ju pa të gjithë edhe vendorët edhe ndërkombëtarët. Pse kryeministër ke refuzu kërkesën amerikane deri në marrëveshje. Pse. Mos me e pa refuzu këtë kërkesë a e din ti a kish guxu Vuçiq me i urdhëru serbët me u largu nga institucionet. Tani po të pyes si me e kthy normalitetin në veri, apo ke me shku me negociu me Vuçiqin për kthimin e normalitetit në vendin tënd. Nëse vazhdon me demagogji, opozita ska me mujtë me të ndihmiu po as Zoti”, është shprehur Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Komento: