Haradinaj: Kushdo që i ka sjellë dosjet e Speciales në Prishtinë, i ka bërë dëm Serbisë

21:08 | 27 December 2024
haradinaj:-kushdo-qe-i-ka-sjelle-dosjet-e-speciales-ne-prishtine,-i-ka-bere-dem-serbise

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), ka deklaruar se personi që ka sjellë dosjet e Gjykatës Speciale në Prishtinë, respektivisht në zyret e OVL së UÇK-së i ka shkaktuar një dëm të madh Serbisë.

Haradinaj ka falënderuar këtë individ, pavarësisht qëllimeve që ai mund të ketë pasur.

“Dosjet ai që i ka sjellë e falënderoj publikisht sot. Pa marrë parasysh çfarë qëllimi ka pasur dhe kush është ai. Unë nëse kam diçka të mirë me dosje, dhe mendoj që kam bërë mirë, ai ka bërë 50 herë më shumë që mi ka sjell. Dhe e falënderojë shumë.

E falënderoj ka bërë një punë gabim për Serbinë. Duke u munduar të bëjë keq për ne, ka bërë gabim shumë të madh për Serbinë”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Haradinaj ishte dënuar me 4 vjet e tre muaj burgim nga Gjykata Speciale për frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ai ishte liruar me kusht në dhjetor të 2023 pasi kishte vuajtur dy të tretën e dënimit të tij – teksa para disa ditës ka përfunduar dënimi i tij.

Kujtojmë se të shtator 2020, Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së mori disa dosje të Gjykatës Speciale nga burime të panjohura.

Këto dokumente u dorëzuan fizikisht në zyrat e organizatës nga persona të paidentifikuar. Disa prej dosjeve përmbanin informacione të ndjeshme mbi dëshmitarët e mbrojtur dhe materialet hetimore.

Komento: