Haradinaj: Ky ishte çmimi i lartë i Kosovës për liri

08:19 | 26 Maj 2020

Haradinaj: Kosova pagoi çmim të lartë për liri.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kujtoi 21-vjetorin e masa.krës së 27 shqiptarëve në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Me këtë rast, Haradinaj shkroi se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha kr.imeve serbe.

“Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjeno.cidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatë̈ shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë̈ në vend për dënimin e të gjitha kr.imeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi Haradinaj.

Komento: