Haradinaj lavdëron Limajn, thotë se i ka bërë rrugët e fshatrave dhe nuk e ka prit Qeverinë e sotme

22:52 | 11 Shkurt 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar çdo lloj aktiviteti e aktivizmi qytetarë e opozitar për tema që i vlerëson se janë në interes të vendit dhe një nga to, ai thotë se është autostrada e Dukagjinit.

Duke komentuar në deklaratë të zyrtarëve të partive në pushtet, se do të shtrojnë rrugë të fshatrave, për të rritur zhvillimin ekonomik, ish kryeministri i Kosovës, ka thënë se këtë e ka bërë Fatmir Limaj, qysh atëhere kur ka udhëhequr ministrinë e Transportit.

“Zhvillimi ekonomik- e degjova dikun kanë thënë se i bëjmë rrugët e katuneve, po, por ato i ka bërë Fatmir Limaj, nuk ju ka prit juve. I ka bërë që atëhere. Ne nuk kemi mungese të infrastruktures në katune”, ka thënë Haradinaj në Rubikon.

Sa i përket autostradës se Duakgjinit ka thënë se zgjerimi i rrugës është me i shtrenjtë dhe nuk i kryen funksionet e autostradës. “Le ta lëvizin trasene, nuk po them kujt me ia dhanë, le të bëjnë krejt cka duan dhe si ta vlerësojnë, por autostrada të bëhet”, ka shtuar ai.

Komento: