Para pak çastesh ka përfunduar takimi në Presidencë.
Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësuesit e tij, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, janë parë ta kenë lënë takimin, por nuk janë prononcuar para gazetarëve që po i prisnin në oborrin e ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë.
Ata kanë hyrë në zyrat e ndërtesës së Qeverisë.
Nuk janë parë të ketë dalur nga takimi kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në zyrë të Qeverisë ka hyrë edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës dhe i PSD-së, që thotë se është në opozitë. Ahmeti bashkë me Limajn janë kryesues të Ekipit shtetëror të dialogut.
Në takim ishte edhe ambasadori francez, Didier Chabert, i cili ishte i pari që ka dal nga takimi.