Haradinaj: Lista Serbe të mos certifikohet për zgjedhje nëse s’duam parathënien për aneksimin e veriut të Kosovës

14:42 | 21 Janar 2024
haradinaj:-lista-serbe-te-mos-certifikohet-per-zgjedhje-nese-s’duam-parathenien-per-aneksimin-e-veriut-te-kosoves

Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se Lista Serbe nuk duhet të certifikohet për zgjedhje lokale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vendimi për dhënien e mjeteve kësaj organizate kriminale prej 360,000 euro nga KQZ është nëpërkëmbje e shtetit të Kosovës, mungesë ligjshmërie e integriteti nga institucionet e përgjegjëse, si dhe “amnisti” institucionale për agresionin e Banjskës dhe vrasjen e heroit Afrim Bunjaku.

Ajo ka shtuar se nëse Osmani e Kurti vazhdojnë heshtjen për këtë situatë të rrezikshme, duhet të mbajnë përgjegjësi për rietablimin e sërishëm në pushtet të Listës Serbe në veri.Ish ministrja ka shtuar se pret ndërhyrjen e presidentes rreth këtij vendimi skandaloz të KQZ-së.

Postimi i saj i plotë:

Tani kur i gjithë kapaciteti diplomatik e politik i Kosovës është fokusuar për të pasur një reagim të qartë ndërkombëtar për rolin e Serbisë përmes lidershipit të Listës Serbe në agresionin e Banjskës – vendimi për dhënien e mjeteve kësaj organizate kriminale prej 360,000 euro nga KQZ është nëpërkëmbje e shtetit të Kosovës, mungesë ligjshmërie e integriteti nga institucionet e përgjegjëse, si dhe “amnisti” institucionale për agresionin e Banjskës dhe vrasjen e heroit Afrim Bunjaku.

Nëse institucionet e vendit – specifikisht Presidentja e Kryeministri – vazhdojnë të heshtin këtë situatë të rrezikshme, atëherë do të duhej të mbajnë përgjegjësi për rietablimin e sërishëm në pushtet të organizatës kriminale Lista serbe në komunat veriore.

Pres ndërhyrjen e Presidentes së vendit rreth vendimit skandaloz të KQZ-së, që përmes Kryesuesit – të ruajë integritetin e shtetit dhe të rikthejë ligjshmërinë në vendimet e KQZ-së.

Poashtu, nëse vendimi është marrë përmes votimit të përfaqësuesve të partive politike në KQZ – atëherë duhet t’i mbajmë përgjegjëse edhe partitë politike – të cilat me gjasë kanë votuar pro vendimit për ndarjen e mjeteve për Listën Serbe për të mos rrezikuar fondet për partitë e tyre.

(Presim publikimim e transkriptës së mbledhjes)Vendimi i KQZ-së duhet të rishikohet, dhe forca e ligjit të Republikës së Kosovës duhet të ndalojë organizatën kriminale “Lista Serbe” nga aktiviteti në territorin e Kosovës, e poashtu – të parandalojë çertifikimin dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e ardhshme në komunat veriore nëse nuk duam t’ua servojmë me duart tona “parathënien për aneksimin” e veriut të Kosovës.

Komento: