Kryeministri Ramush Haradniaj përkujtoi sot dëshmorët e Zabllaqit
Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka kujtuar përvjetorin e rënies së dëshmorit Mentor Dervishaj nga Zabllaqi.
Ai ka shkruar se Mentori ra për lirinë e Kosovës së bashku me vëllezërit Menderesin dhe Menhendin.
Po ashtu, ai ka përkujtuar edhe dëshmorin tjetër të rënë në këtë ditë, dëshmorin nga Tirana, Skerdilajd Bardhyl Llagami.
“Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve!”, ka shkruar Haradinaj.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Kujtojmë me nderim në përvjetorin e rënies, dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi.
Prindërit Osmani e Naxhija, i dhanë Kosovës tre djem dëshmorë, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin. Po sot, përulemi para heroizmit të pashoq të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, i cili ra për ta fituar pavdekësinë. Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve!.