Haradinaj: Lufta jonë do të jetë për vende të reja të punës

22:06 | 13 September 2019

Haradinaj thotë se tash duhet ta fitojmë luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj para qytetarëve të Hajvalisë ka thënë se koalicioni AAK-PSD ka plan që në qeverisjen e ardhshme të punojë për zhvillimin ekonomik.

Sipas Haradinajt, pasi janë kryer disa punë të rëndësishme të brendshme si ndalja e ndarjes, rregullimi i sektorit publik, Trepça, taksa 100%, ushtria, tash duhet fokusuar në zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

“Kur e vendosim 100%, atëherë në kohën tjetër ne e fillojmë luftën që duhet ta fitojmë. Luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Komento: