
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka dhënë komentet e tij për dy marrëveshjet e fundit me Serbinë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor dhe Infrastrukturës Rrugore.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar rreth Letrës së Qëllimit për avancim të mëtutjeshëm dhe bashkërendim të veprimeve të të gjitha palëve të përfshira në këto procese, pra marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe atë ajrore, shkruan lajmi.net.
Sipas Haradinaj, këto dy marrëveshje janë ndihmesë për qytetarët dhe në interes të Kosovës.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Takim pune me grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor dhe Infrastrukturës Rrugore, për të diskutuar rreth Letrës së Qëllimit për avancim të mëtutjeshëm dhe bashkërendim të veprimeve të të gjitha palëve të involvuara në këto procese.
Është e rëndësishme të theksohet se marrëveshjet për Linjën Ajrore dhe ajo Hekurudhore Kosovë – Serbi janë ndihmesë për qytetarët e vendit por edhe në interes të Kosovës.
Këto veprime, janë ecje përpara në atë se çka është Kosova dhe janë forcim i sovranitetit tonë.