Haradinaj mbledh nënkryetarët e partisë, çka po ndodh?

20:11 | 05 February 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me nënkryetarët dhe sekretarët e AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se ishte një takim konsultativ për zhvillimet aktuale me pozicionet e Qeverisë, përcjell ORAinfo.

“Lidhur me pozicionet e Qeverisë së vendit, në raport me zhvillimet aktuale politike, me fokus dialogun me Serbinë dhe vendimet sovrane të Kosovës, mbajta një takim konsultativ me nënkryetarët dhe sekretarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /ORAinfo/

Komento: