Haradinaj mbledh qeverinë në detyrë, mësohet arsyeja

16:33 | 09 Janar 2020

Haradinaj mbledh qeverinë në detyrë, mësohet arsyeja

Nesër do të mblidhet Qeveria në deyrë.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thirrur për nesër mbledhje të Qeverisë në detyrë.

Mbledhja do të mbahet nesër nga ora 13:00, me një pikë të vetme të rendit të ditës.

Kjo është konfirmuar për lajmi nga zyra për media e kryeministrit në detyrë.

Mbledhja që do të mbahet nesër është e 116 me radhë, të tilla pas dorëheqjes Haradinaj ka thirrur disa herë.

Ndryshe, Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit me 19 korrik të vitit të kaluar, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Komento: