Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar kongresmenin Jim Costa.
Ai njoftoi se Costa është një nga përkrahësit i Kosovës me të cilin thotë se diskutuan për Planin Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO.
I pritur në Kongresin Amerikan, kam zhvilluar një takim tejet përmbajtësor me kongresmenin Jim Costa, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe mik i mirë i Kosovës.
Ndër më të përkushtuarit për NATO dhe zgjerim, kongresmeni Jim Costa, është përkrahës i anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Në hollësi diskutuam edhe për Planin e Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO, për çka pata mirëkuptimin e mbështetjen e plotë të kongresmenit Costa.