Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka takuar sot Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.
Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social.
Haradinaj ka njoftuar se me Istrefin kanë biseduar për konslodimin e Telekomit.
“Për gjendjen aktuale dhe hapat e mëtejmë për konsolidimin e Telekomit të Kosovës, sot diskutova me Ushtruesin e Detyrës së kësaj kompanie publike, Bedri Istrefi.
Ruajtja e kapaciteteve ekzistuese teknologjike dhe avancimi i këtij resursi shtetëror është interes strategjik i vendit”, ka shkruar Haradinaj. /ORAinfo/