Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Selca, qëndroi tërë jetën i palëkundur në idenë shqiptare

21:38 | 20 March 2025
haradinaj:-me-pikellim-mora-lajmin-per-ndarjen-nga-jeta-te-bashkeluftetarit-selca,-qendroi-tere-jeten-i-palekundur-ne-idene-shqiptare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Qaush Selca, nga Barani.

Në në postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Qaush Selca nga Barani. Ai ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nder detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Baran”.

“Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Qaush. Do të kujtohesh ndër breza!”, ka thënë Haradinaj.

Komento:
loading