Haradinaj merr një veprim të shpejt, pas tragjedisë në Istog

08:47 | 28 December 2018

Pas ngjarjes në Istog, kryeministri Ramush Haradinaj do të vizitojë sot Policinë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku është njoftuar për agjendën e Kryeministrit Haradinaj.

Vizita e tij do të kryhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë në orën 09:00.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, kryeministri Haradinaj ishte shprehur i tronditur më ngjarjen në Istog.

“I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Istog dhe ish ushtar i luftës sonë çlirimtare, Izet Demaj. Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të marrur peng, gjatë plaçkitjes së një banke sot, pa menduar për veten e tij, fatkeqësisht ka humbur jetën. Izeti është shembull se si mbrohet jeta e qytetarëve. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen Demaj dhe Policinë e Kosovës”, shkruante Haradinaj.

Komento: