Haradinaj merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit: Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e këtyre takimeve

09:38 | 07 June 2019

Në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marë pjesë mëngjesin e sotëm në Lutjet e Mëngjesit.

Në këtë takim pjesmarrës ishin personalitete të ndryshme nga bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Përmes një shkrimi në Facebook, i pari i Qeverisë tha se në këtë ceremony ka ritheksuar rëndësinë për tolerancë dhe punë të përbashkët për paqe.

“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikēs, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet”, tha Haradinaj.

Ja postimi i tij:

Këtë mëngjes, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kam marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.

Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikēs, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet!

RH

Komento: