
Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.
Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë nga forcat serbe.
Në varrimin e tij , mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Shërbimi ndaj atdheut nderohet përjetë. Nderime Don Kelmend Spaqit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në rrjetin social Facebook.