Haradinaj merr vendimin e radhës, ja ҫfarë do të bëjë për familjet me social – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haradinaj merr vendimin e radhës, ja ҫfarë do të bëjë për familjet me social

16:26 | 08 Dhjetor 2018

Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri, Ramush Haradinaj sot ka marr edhe një vendim tjetër.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se nga tani Qeveria do t’ia paguaj familjeve me asistencë obligimet për shërbime të ujit.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit.

Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen emirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim.

Komento: