Haradinaj: Mos u zhgënjeni nga ndonjë gabim, ne mësojmë nga gabimet tona

10:49 | 17 Prill 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë për Koordinimin e Donatorëve që po mbahet në Prishtinë.

Para të pranishmeve Haradinaj ka thënë se falë tyre vendi ka pasur progres të brendshëm.

“Shoqëria civile është më e zhvilluar. Ka një nivel më të lart shoqëror të vendit tonë që synon t’i takojë familjes së popujve euroatlantik”.

“Mos u zhgënjeni nga ndonjë lëshim nga ndonjë gabim, ne mësojmë nga gabimet tona mos u zhgënjeni dhe mos e zbehni përkrahjen”, ka thënë Haradinaj.

“Na keni nxit në vetëdije në progres dhe zhvillim. Ka plot tema që dikur kanë qenë tabu dhe sot janë realitet në jetën tonë”.

Kryeministri ka thënë se nuk mund të qëndrojë gjatë në këtë forum pasi që është i thirrur nga Kuvendi në të njëjtën kohë në interpelancë për pagën minimale.

Komento: