Haradinaj ndanë para për Notre Dame, vërsulet nga kritikat

14:11 | 17 Prill 2019

Ditë më parë Franca u përfshi nga një aksident ku Katedralja Notre Dame u përfshi nga një zjarr i madh.

Notre Dame do të restarurohet brenda pesë vitesh, ka deklaruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Për ta kthyer në gjendjen e mëparshme binesmenë biznesmënë nga e gjithë bota janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar me para.

E një gjë të tillë do ta bëjë edhe Kosova. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se me buxhet të Kosovës do të ndihmohet Franca.

Ky vendim i kryeministrit Haradinaj ka marrë kritika të shumta nga deputetët e shoqëria civile.

Megjithatë kjo punë tashmë është vendosur dhe nesër në mbledhjen e qeverisë priten të ndahen fondet. Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Donjeta Gashi nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

“Paratë ndahen në mbledhje të qeverisë, mbledhja mbahet nesër. Nuk dihet ende shuma”, tha Gashi.

Por, ky solidarizim i kryeministrit me Francën nuk po i pëlqen opozitës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se paratë do të duhet të shkonin në renovim të shtëpive që janë raste sociale, teksa ka cekur edhe disa raste të djegieve të shtëpive në disa komuna.

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i ka reaguar Ramush Haradinajt se po e ndihmon Francës përderisa objektet e trashëgimisë sonë kulturore janë buzë rrëzimit.

Reagim të ngjashëm ka dhënë edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës; as si substancë e as si simbolikë. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë”, ka thënë ai.

Për këto para më shumë kanë nevojë qytetarët e Kosovës, ka shtuar Abdixhiku.

Kritaka ka marrë edhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, e kryenegociatori Shpend Ahmeti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se paratë do të duhet të shkonin në renovim të shtëpive që janë raste sociale, teksa ka cekur edhe disa raste të djegieve të shtëpive në disa komuna.

Ndërsa, u raportua në media se pas kritikave Ramush Haradinaj ka thënë se shuma e parave që do t’i ndahen Francës do të jetë simbolike.

Ndryshe, dy ditë më parë Notre Dame simboli i trashëgimisë kulturore të kryeqytetit francez është përfshirë nga flakët. Ai është shkatërruar pothuajsë tërësisht, ndërsa nuk dihën shkaqet se si u përfshi nga zjarri.

Në ato momente me Francën ka bashkëndjerë e gjithë bota, përfshirë edhe kosovarët.

Komento: