
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi Deçanin si një vend historikisht në ballë të proceseve për lirinë e atdheut dhe burim të shumë patriotëve ndër breza, duke theksuar se qyteti sot vazhdon zhvillimin pavarësisht sfidave.
“Sot, në Ditën e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, përulemi me respekt para sakrificës së tyre, me mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Ai shtoi se liria do të jetojë për aq kohë sa kujtohen ata që u sakrifikuan në themelet e saj, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Lavdi të rënëve ndër breza“.